• |
ide | kryesore

S’ka liri për Fatos Tushen , Gjykata e Lartë nuk ndryshon masën e sigurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga avokatët e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

I njëjti vendim është marrë edhe për vartësit e tij, gjithashtu të arrestuar nga SPAK për korrupsion me tenderat.

Gjykata ka vendosur këtë të martë mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

***

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe të arrestuarit e tjerë.

Tushe u arrestua për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë.

Një tender me vlerë 24 mln lekë për kanalin e vaditjes është shkelja që çoi në operacionin masiv të Prokurorisë së Posaçme në korrik 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *