• |
ide | kryesore

Procedohet penalisht 16-vjeçari në Tiranë, kapet me pistoletë sportive

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një të mitur 16-vjeçar pasi i është sekuestruar një pistoletë sportive. Atij është kapur me vete kjo pistoletë pas një kontrolli të kryer nga efektivët e policisë së komisariatit nr. 5.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *