• |
ide | kryesore

Kapen dhjetëra mijëra euro të padeklaruara në Kakavijë dhe Morinë, procedohen 2 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



2 persona janë proceduar nga policia pasi janë kapur në kufi me mijëra euro të padeklaruara. Mësohet se në Kakavijë dhe Morinë janë sekuestruar në total 61.150 euro ndërsa janë proceduar edhe 2 transportuesit, të cilët nuk i kishin deklaruar në kufi.

“Në Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21.350 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në Kakavije, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasin K. Q., 49 vjeç, banues në Berat dhe rezident në Greqi, i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në çantën e 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 39.800 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

 



1 Comment

  1. Kur Rama eshte ne siklet, gjen menyra per te hequr vemendjen nga protestat. dhe gjithashtu per cudi, policia punon me shume dhe tek tuk bene ndonje pune. Pra kur do punon por ja qe sdo, se eshte i lidhurkoke e kembe me kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *