• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare eurodeputeti i njohur për lidhjet me Shqipërinë, Eduard Kukan

-Instant, Lajme, Të fundit



Eduard Kukan, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, dhe ish-deputet në Parlamentin Europian, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, njoftoi Ministria e Jashtme e Sllovakisë. Kukan ka qenë një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare.

“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare, bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *