• |
ide | kryesore

PD sulmon me VIDEO Berishën dhe Metën: Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike publikoi një video kur Sali Berisha përplasej me Ilir Metën në Kuvend, ndërsa denoncon se sot “pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin”. 

PD shkruan në Facebook se Berisha e Meta “sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament”.

“Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata  të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

 

 



6 Comments

    1. Sa e shemtuar kjo qe po ben luli me shokë. Me sakte keto i ben Bardhi dhe Basha. Deri dje mbureshin me koqet e Berishes, ndersa sot njemije te zeza.

  1. Mos te harroje PD e selise qe dje pati “dy gezime ne nje dite”, votoi zgjatjen e Vetingut dhe i pari qe vajti ne SPAK per mbi dy ore ishte “lideri” i saj, Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *