• |
ide | kryesore

Edhe Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj: Ikni nga Ukraina!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe Kosova u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukrania. Ministria për Punë të Jashtme dhe Disaporën ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale.

“Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected] – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *