• |
ide | kryesore

Operacion blic në burgje/ Gjenden ora, USB dhe pajisje komunikimi me jashtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me 8 grupe të forcave të saj operacionale ka kryer këtë të diel kontrolle të befasishme në burgjet e Rrogozhinës dhe Reçit në Shkodër gjatë fashës orare 17:00 – 20:55.

Në burgun e Rrogozhinës janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë dhe aparatura Digitalb, të cilat i kishin të cenuar elementët e sigurisë apo “vulat”. U gjet nga grupet e kontrollit edhe një orë dore e gjetur që dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.

Ndërsa në burgun e Reçit u gjet një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizonte ndërveprim në rrjetet sociale.

Po ashtu gjatë kontrollit u gjet edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe antenë etj. Në njoftim thuhet se materialet u janë kaluar ekspertëve të SHKB-së së burgjeve. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ore lerini keto karlliqe se para ca ditesh policia shkoi kontroll ne burgun e peqinit tek qelia e ben grorit dhe ju desh te merrjin leje tek dritan dajti per te hyre tek grori pasi ata sjane ne te njejten qeli. Si perfundim pasi moren lejen ju lutem grorit per te na dhene oren android qe perdor per matjwn e tensionit pasi eshte i semure.
    Ju qifsha sigurine e burgjeve dhe ju qifsha drejtesine. Ropt ne pidh ku ti keni o rilindsa qe ja qite ropt ketij vendi me keq se basha me kompani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *