• |
ide | kryesore

Vetingu për Bashën, i mirë apo i keq? Llogaria që i kërkon Berishës për ikjen nga Kuvendi të entjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Porti



Lulzim Basha deklaroi sot se “Trekëndëshi i Bermudës” nuk e do reformën në drejtësi. Ai ngriti pyetjen se ku u zhduk Berisha që nuk votoi kundër për zgjatjen e mandateve të Vettingut. Sipas Bashës, Berisha ishte njeriu që votoi për reformën në drejtësi në 2016-n por në seancën e fundit u zhduk nga salla.

Basha kërkon përgjigje pse Berisha nuk votoi zgjatjen e vettingut, duke nënkuptuar tërthorazi se kjo reformë paska funksionauar. Në fjalët e tij, Basha thekson se “Trekëndëshi i Bermundës” do që treforma të mos funksionojë dhe se Edi Rama dëshiron që ONM-ja të mos ekzistonte. Basha më pas njeh veprimet e SPAK si të gjysëm të mira, që që duhet të përmirësohen më shumë.

Tre paragrafet më poshtë të shkëputura nga fjala e Bashës zbulojnë interesin e tij për të mbrojtur bashkimin e votave me Edi Ramën për të zgjatur afatet e vettingut, një proces që në duart e mazhorancës liston një sërë skandalesh me emërime e shkarkime funksionarësh të drejtësisë.

“Ka një interes esencial të Trekëndëshit të Bermudës, që reforma në drejtësi të mos funksionojë. Një nga këta më të më interesuar është Edi Rama, i cili dëshiron që ONM-ja të mos ekzistonte. Pra, nuk do shumë mend për të kuptuar me gjithë këtë gjendje të një situate politike që është më keq se Kolumbia në ditët e saj më të zeza.

Ne po denoncojmë në interesin të opinionit publik, sesa të një drejtësise që ëshhtë nën kontrollin e Edi Ramës. Një nga ministrat është në burg, dy nga prestanomet janë në kërkim. Thirja që i bëra SPAK-ut është që të mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës, por çojani prangat në Ministri, mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës, por vijani prangat në zyrë. Do të keni në krah jo vetëm PD-në por edhe socialistët. Me këtë aferë është zbuluar pisllëku më i madh, që po zhvat shqiptarët, jo vetëm për bukën e gojës, por edhe të ardhmen e tyre.

Të tjerat janë mashtrime dhe gënjeshtra të cilat nuk dua t’u futem më thellë, ata e kanë votuar vettingun, ne kemi kërkuar që të zgjasim afatin e vettingut. Ua shpjegoj fare thjeshtë, merreni shikojeni nga votimi i Sali Berishës në 2016 për vettingun dhe deri te mos votimi kundër i Sali berishës, pse nuk votuan kundër të enjten. Ku u zhdukën?” – u shpreh Basha. ©Lapsi.al 



8 Comments

    1. Është bythshklym , gjuhë e përdorur nga rama, veliaj, këta i marrin të gatshëm nga fuga fjalët.

      Si zakonisht deklarata të gatshme të fugës shpifëse, pa thelb , dizinformuese, fund e krye propagandë e shëmtuar.
      Public relation operation prej kohësh, që ka si qëllim të mbajë në diskurs të selisë se uzurpuar një fasadë më dhunë.
      Shiko si do propagohet në mediat kazan deklarata e fugës, dmth bashës, do e transmetojë topi, klani, vizioni, news24, etj me rradhë. Por si lajm të pd kundër berishës që do etikotehet pakicë në pd.
      Fajin e ka saliu parrulla e ramës qe në 2008 e deri më sot, strategji marketingu, përsërite mesazhi gjithmonë përditë, sepse do mbetet në subkoshiencë , nënvetëdijen e votuesit mesatar

      Marketimi ka zëvendësuar politikën, duke e zhvlerësuar publilun, moralin, te drejtat kushtetuese, dhe zgjedhjet , votimin

      Shteti do qeveriset me ojf ojq të pavotuara por qe do bëjnë ligjet që financuesit e ojf të përfitojnë ekonomikisht
      murrizi gaz bardhi bushka
      Etj pra parlamenti v2 i legjislaturës 2017 2021 janë instrumenti apolitik legjislativ

      Se mos ndërlikohet, pra vk mu si vend dhe një shoqëri pa të drejta dhe mekanizma kontrollues, ku pushteti sundon nuk shërben.
      Strategjia që zbaton ramsesi i sotëm

  1. i pari qe duhet te dale para drejtesise nga politikanet pervec minisrave te qeverise duhet te jeshe ti per shume arsye qe flasin dhe bejne mu qe je i lishur me kriminele . per rugen e kombit vrasiet ne bashkepunim me 21janarin ne bashkebunim me saliun bobeveniet etj flet shume perte bere zhurme

  2. dhe ti o Lyl bashke me Salih Kriminelin do jesh ne bangon e te akuzuarve nje dite dhe do paguani per te gjitha vjedhjet dhe krimet qe keni bere ..Saliu iku nga salla se eshte frikacak dhe bythqir dhe ti nuk ngelesh mbrapa Tani per tani hani koken e njeri tjetrit se shofim gallate

  3. Ju kelyshat te rilindjes kur te flisni per legjenden, sal Berishe, te lani gojen cdo sekond. Ate qe po i ben shqiptarëve regjimi i rames, sja ka bere asnji pushtues, gjate gjithe historise sone shekullote

  4. Problemi eshte qe sado te perpiqet Basha t’iu mbushe mendjen demokrateve me fjalime patetike per trekendesha dhe te tjera figura gjeometrike, eshte I pabesueshem dhe nje humbes serial.

    Eshte I paafte apo I leverdis te jete perjetesisht ne opozite, eshte per t’u pare, mendoj se jane te dyja.

  5. Nga këndvështrimi gjuhësor “Trekëndëshi i Bermudës” është një shprehje bajate dhe gjeografikisht e papërshtatshme për politikën tonë, është shumë “shkencore”. Gjej ndonjë gjë tjetër më afër më pranë njerzve.

    Për të tjerat pallavra i ke, si zakonisht.

  6. NUK KA VOTU BERISHA , nuk ka bashku votat me ps , klloni basha thote nuk votoi , Berisha pati kurojon mos te votoi zgjatjen e mandatit te vetingut te rames , klloni basha si zaGARE VOTOI SIC I THA RAMA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *