• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Kush ishte personi që terrorizoi Vlorën me krisma armësh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në lagjen “24 maji” pranë “ish-fushës së Aviacionit” të këtij qyteti rreth orës 18.45 të së hënës.

Sipas uniformave blu autor i këtyre të shtënave ka qenë Ervis Dollani. Ai ka hapur zjarr në ajër dhe është larguar. Pas krehjes së zonës ai është vënë në pranga dhe është shoqëruar në komisariat.

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet se Dollani kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe në momentin e ndalimit ka qenë në gjendje të dehur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *