• |
ide | kryesore

Reagon Kim Kardashian pas akuzave të Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas postimeve të panumërta dhe shpesh herë konfuzuese të Kanye West lidhur me ish-gruan e tij, me shumë mundësi shumë prej jush mendoni se si ndihet Kim Kardashian lidhur me to.
Mesa duket, Kim ka në plan të jetojë jetën e saj ashtu siç i pëlqen, qoftë edhe mes zhurmave të Kanye West në rrjetet sociale.

Themeluesja e “SKIMS” nuk ka ndërmend të shqetësohet nga ishi i saj Kanye West. Një burim i afërt me yllin e “Keeping Up With the Kardashians” i tha “HollywoodLife” se Kim e ka parë shfryrjen e mllefit për të e për Pete-n nga reperi në rrjetet sociale.
“Kim nuk do të fillojë të drejtojë jetën e saj bazuar në kërcënimet apo qëndrimet negative nga Kanye,” tha një burim i brendshëm. “Kim nuk shqetësohet nga Kanye dhe planifikon të jetojë jetën e saj si ajo ka dëshirë. Në fund të fundit, kjo gjë thjesht po e afron atë me Pete Davidson sepse ai ka qenë një shpatull për të për t’u mbështetur e për ta kaluar sa më mirë këtë situatë.”
“Kim vërtetë nuk dëshiron të kalojë një moment tjetër duke u shqetësuar për mënyrën se si ndihet Kanye. Dhe në vend të kësaj, ajo përqëndrohet më mirë te njeriu që kujdesët për të e që po i qëndron pranë gjatë kësaj situate. Ajo e kupton se kjo mund të jetë shumë për t’u përballur dhe ajo është shumë mirënjohëse për durimin që Pete ka pasur me të gjithë këtë provë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *