• |
ide | kryesore

Zjarr i frikshëm, digjet qendra tregtare në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndërtesa e një qendre tregtare në Ferizaj është përfshirë nga zjarri dhe tymi pak minuta pas mesnate dhe më pas objekti është përfshirë tërësisht nga flakët. Përmasat masive të zjarrit rrezikuan edhe objektet tjera përreth. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit dhe policia, duke vënë në kontroll flakët.

“Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka asnjë të lënduar”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *