• |
ide | kryesore

Video/ Devijim me kokë prej sulmuesi tipik: Firmino dënon një Inter të bukur

-Instant, Sport, Video



Në San Siro, për ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League, Inter po dominonte lojën me intensitetin dhe agonizmin e treguar, por avantazhin e mori Liverpool. Pasi iu anullua një gol Dzekos për pozicion jashtë loje të boshnjakut, diferencën e bëri hyrja në fushë e Firminos. Braziliani, në zhvillimet e një goditje këndi, devijoi me kokë në shtyllën e parë drejt këndit të largët, duke befasuar Handanovic në minutën e 75, për avantazhin e Reds.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *