• |
ide | kryesore

Vrasja e punonjësit të Ujësjellësit në Shkodër, arrest me burg për autorin e dyshuar

Arkiva, Lajme



Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë gjykata e shkalles se parë Shkodër ndaj Eduard Kësollës, i akuzuar për vrasjen e Prekë Tonaj.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 shkurtit në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Në seancën gjyqësore i pandehuri Kësolla nuk ka folur në seance, ndërsa ka folur vetëm avokati i tij. Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin.

Ndërsa ka kërkuar një mase më të lehte pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë provë që implikon 30-vjeçarin ne ngjarje. Gjykatësja e çështjes ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me afat 35 ditë për të pandehurin Eduard Kësolla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *