• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve/ Basha: Rama nuk i lan dot duart duke bërë kurban ministrat

-Instant, Lajme, Të fundit



Akuzat nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me aferën e inceneratorëve karshi qeverisë kanë vijuar edhe në seancën e sotme parlamentare. Në qendër të deklaratës të kryedemokratit, Lulzim Basha ka qenë sërish kryeministri i vendit Edi Rama. Sipas kreut të PD-së, ministrat që akuzohen për përfshirjen në aferën e inceneratorëve nuk mund të kenë vepruar pa dijeninë apo lejen e Ramës. I pari i demokratëve theksoi se koka e korrupsionit është kryeqeveritari Rama, i cili sipas Bashës nuk mund t’i lajë duar nga përgjegjësia duke bërë kurban vartësit e vetë.

“Problemi i kryesor i vendit është korrupsioni qeveritar. Ftesat për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit mbajeni për veten. Nëse do të kishit një fije dinjitet, nëse nuk jeni skllevër të numrit 1. Duhet të flisnit për inceneratorët, për atë që u kapët me presh në duar. Kjo skemë përfshin ministritë kryesore me në krye zyrën e kryeministrit. Komisioni po zbardh përditë se pse kryeministri nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia duke ua hedhur fajin vetëm ministrave, të cilët shumë shpejt do përballen me drejtësinë.  Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e këtij korrupsioni gjigant të qeverisë është në fakt koka e qeverisë, është Edi Rama. Komisioni po vërteton se asgjë nuk mund të ndodhë pa mbështetjen, nxitjen dhe miratimin e tij”, deklaroi Basha.

Basha po ashtu shtoi se babai i njërit prej deputetëve merr 10 milionë lekë rrogë në muaj nga inceneratorët, por për këtë të fundit nuk denjoi të jepte emër konkret.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *