Aktori i njohur ,Brian Austin Green do të bëhet baba për herë të pestë me partneren Sharna Burgess .
Përmes një postimi në rrjetin social,Instagram ,Brian dhe,Sharna publikuan një imazh bardh e zi të barkut të Sharnës me duar të vendosura mbi të. Në foto, ajo shkroi se “papritmas” “bota e saj nuk do të ishte kurrë e njëjtë”. “Përgjithmonë më e madhe, përgjithmonë e zgjeruar dhe më e thellë. Përgjithmonë e bollshme dhe e pakushtëzuar”. Më pas kërcimtarja tregoi se ishin në pritje të një djali i cili do të vinte në jetë më 4 korrik 2022.Brian gjithashtu shpërndau një foto të tyre në plazh dhe u shpreh se ndihej i lumtur që famija po zgjerohej.Aktori ka 4 djemë: një djalë me Vanessa Marcil dhe ,Journey, 5, Bodhi, 8 dhe Noah, 9, me ish-bashkëshorten Megan Fox, e cila tani është e fejuar me Machine Gun Kelly.