• |
ide | kryesore

Flet Meta: Unë e dija fundin e procesit në Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk kishte pasur ndonjë emocion të veçantë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la atë në detyrë. Meta tha në një intervistë në RTSH 24 se ky ishte një proces politik për t’i bërë atij shantazh.

“Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rënde dhe as të lehte.

Ky ka qene nje proces politik për t’a përdorur si mjet shantazhi ndaj Presidentit. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise.” – tha Meta.

Ky është reagimi i parë i Metës pas vendimit pasi kreu i shtetit ka preferuar të heshtë pas shprehjes së Gjykatës Kushtetuese. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po a nuk ishin Iliri e Monika që deklaronin në publik që mezi po e presim që të shkarkohem si president që të dalë e të udhëheq “revolucionin e dy marsit” ?
    Nëse dëgjon se çfarë thotë Meta, mer të kundërtën e asaj që ke dëgjuar.
    Kot nuk i ka ngelur nofka “dridhe Like”

  2. Gjykata e quan normale, që presidenti të sillet si alabak rrugëve, të dalë në fushatë elektorale, të kërcënojë për dhunë, të pijë kafe me kapuç me persona në kërkim në shtëpi të miqve të tij, të shkojë nëpër selira partish e të zihet me rojet, pastaj të postojë foto me qen e mace në Instagram, me shpresë se po jep mesazhe politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *