• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha i vetmi në fushatë nga opozita, Basha ende s’ka dalë nga selia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në këto ditë para të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, edhe pse nuk ka nisur ende zyrtarisht, Sali Berisha ka qenë i vetmi në terren për takime në mbështetje të kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Thuajse cdo ditë ka një apo dy takime qoftë dhe në fshatrat më të largët të 6 bashkive ku bëhet garë. Në kontrast me të është Lulzim Basha i cili nguron ende të jetë nëpër takime të hapura e masive në mbështetje të kandidatëve të tij. Sigurisht që Basha s’ka këtu merakun se mos shkel Kodin Zgjedhor meqënëse fushata s’ka nisur ende zyrtarisht.

Ngurimi i tij lidhet me pozitat jo të favorshme të tij brenda elektoratit të PD-së. Nuk është shumë e lehtë për Bashën të organizojë një takim në bazë po aq sa për Berishën. Ky i fundit nga ana tjetër ka nevojën më të madhe të fitojë më shumë vota se PD-ja e vulës sesa të mundë kandidatët e Edi Ramës. Të vetmet dalje të Lulzim Bashës ditët e fundit kanë qëne për reformën territoriale, ku organizoi një tryezë të shpejtë si për të justifikuar votën pro zgjatjes së vettingut. Ai nuk shumë ditë që s’ka zhvilluar takime në terren në bashkitë ku ka zgjedhje.

Megjithatë përballja është e pashmangshme. Më shumë herët sesa vonë, Basha do të dalë për fushatë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, Dibër e Vorë. Mbetet për t’u parë se si do të jetë mbështetja për të. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Gjykata e quan normale, që presidenti të sillet si alabak rrugëve, të dalë në fushatë elektorale, të kërcënojë për dhunë, të pijë kafe me kapuç me persona në kërkim në shtëpi të miqve të tij, të shkojë nëpër selira partish e të zihet me rojet, pastaj të postojë foto me qen e mace në Instagram, me shpresë se po jep mesazhe politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *