• |
ide | kryesore

Furnizonte shkollën me kanabis, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kap duke shpërndarë kanabis në afërsi të shkollave. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në lagjen “Naim Gjylbegu”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle dhe në ambientet e lokalit të tij.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *