• |
ide | kryesore

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme hedh poshtë deklaratat e Lavrov, notë proteste për ambasadorin rus në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse deklaroi sot se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kreu i diplomacisë ruse gjatë një interviste për Russia Today deklaroi se në Ukrainë kanë shkuar për luftë mercenarë nga vende si Bosnja, Shqipëria dhe Kosova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *