• |
ide | kryesore

Basha sulmon Berishën: Vjen vërdallë dhe vetëm shpif dhe gënjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër dnaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat në Kamzë. Basha tha se në mes të betejës që po bën PD për inceneratorët ka “disa që vijnë vërdallë dhe nga mëngjesi deri në darkë vetëm shpifin dhe gënjejnë”.

“Shpifin dhe gënjejnë, sulmojnë dhe denigrojnë këdo që nuk mendon si ata. Janë një grusht I vogël njerëzish I cili përbëhet nga dy pjesë. Një pjesë të cilët unë do ta quaja më të vogël, janë njerëz që kanë përfituar sa herë PD ka qenë në pushtet.

Dhe një pjesë tjetër njerëzish të cilët nuk mund ti ngarkoj me mëkate të tilla por që janë tërësisht të manipuluar sepse nuk mendojnë me mendje por manipulohen në emocion” – tha Basha.

“Këtu duhet të jemi të qartë. Këtu nuk ka vend për paqartësi. Kush është I paqartë për këtë ose s’bën për ëtikë ose i djeg miza nën kësulë. Ka një PS, ka një LSI. Ka një dhe vetëm një PD.

Dhe kjo PD ka marrë vendime të mëdha, me legjitimitet të plotë në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit: Vendim për tu ndarë nga hijet e të shkuarës, Vendim për të zgjedhur të ardhmen, Vendim që edhe para 30 vitesh ishte e pakëndueshme pa aleancën me SHBA dhe BE Vendim për të dekomunistizuar një herë e përgjithmonë shoqërinë shqiptarë, duke nisur nga vetja jonë si detyrim madhor ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, si një detyrim madhor ndaj shoqërisë shqiptare” – tha Basha. ©LAPSI.al



13 Comments

    1. kuvendi i 18 dhjetori thote , pallati i kongreseve ka 1800 vende por ama doli baraz me 5400

      eshte palaco i teri dhe i beri

      tek tepsia e rames hedh valle, si ti bjere defit rama

      takimet e ketij jane si takime shoqatash , mblidh kalamja, kusherinj jepi noi leke

      plehre komplet

  1. Gjume Gjume Gjume Gjume Gjume Gjume Gjume Gjume Gjume Gjume

    I Shitur I Shitur I Shitur I Shitur I Shitur I Shitur I Shitur I Shitur

    Marreveshje me Rilindasit Marreveshje me Rilindasit Marreveshje me Rilindasit

    Genjeshtar Genjeshtar Genjeshtar Genjeshtar Genjeshtar Genjeshtar

    Pasurohet ne opozite

    Partine e merr QYL

  2. halli më i madh ishte Berisha. Në mënyrë qesharake i kërkoheshin Amerikës fakte, nga ata, që janë dëshmitarë të karrierës së njeriut që vazhdoi luftën e klasave në Shqipëri edhe pas rënies së komunizmit, si arkitekt i vjedhjes se zgjedhjeve, si përcarës i shoqërisë dhe partisë, si urdhravrasës të pafajshmish, si persekutor dhe kërcënues opozitash, dhe në fund, si hajdut për veten, pjellat dhe ata që kishte rrotull.

  3. Kush i ka ndjekur me vëmndje “foltoret” e Berishës, veç thirrjeve dumbabiste të një grupi permanent,:
    O Sali o hero , gjithë Shqipëria ty të do”, besoj se ka vënë re që ish të persekutuar, ish pronarë e të rij antikomunistë, e kanë kritikuar ate se nuk pati bërë asgjë për pronarët e ish të persekutuarit e po ashtu nuk ka vlerësuar brezin e ri në politikë , duke mbajtur vetëm të vjetërit.
    Pas këtyre kritikave, Berisha bënte gjithmonë autokritika të stilit komunist, duke i pranuar “gabimet”
    Është një fakt i njohur nga të gjithë se Berisha për 16 vite rradhazi e ka vlerësuar Bashën me superlativa.
    Që nga 9 shtatori i vitit të kaluar, ai e ndryshoi 180 gradë qëndrimin ndaj Bashës.
    E kemi dëgjuar edhe nga disa folës në “foltore” që ja kanë bërë pyetjen normale :
    Kur paska qenë kaq i “ligu” Basha, përse e solle, e mbajte në politike e mandej ja le trashëgim udhëheqjen e PD ?
    E ka pranuar Berisha publikisht si një “gabim” të tij.
    Mund të shfajësohet një politikan lider, për një gabim të rëndë që bëri me piramidat e famëshme, po kursesi për një “gabim” të vazhduar për 16 vite

  4. Mbaj mend se në vitet e para të emigrimit tim në perëndim, një arkitekt gjerman me të cilin pata mardhënie miqësore, tregimet e mija për krimet e diktaturës enveriste i patën bërë shumë përshtypje dhe më drejtoi pyetjen :
    “Si është e mundur që e ka duruar për gati 5 dekada populli shqiptar diktatorin komunist Enver Hoxha ?
    Ju përgjigja :
    Keni të drejtë zotëri, por si është e mundur që një popull i emanciouar si ju gjermanët që i ka dhënë njerëzimit figura të shquara në shkenca, arte e kulturë, brohoriste masivisht me thirrjet “Heil Hitler” për diktatorin që shkaktoi tragjedinë e masakrën e madhe të Luftës së dytë bptërore ” ?
    Qeshi i zënë ngushte e më tha:
    Keni të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *