• |
ide | kryesore

Berisha për Çelën e OSHEE: Kudo që ta shihni i vini një tabelë, ‘kriminel elektoral’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë takimit elektoral në Durrës, Sali Berisha sulmoi edhe drejtuesin politik të këtij qarku nga Partia Socialiste, Ardian Çelën. Sipas ish-kryeministrit ai është një kriminel elektoral. 

Një kriminel elektoral vjen si hije e zezë nga rruga në rrugë në Durrës dhe ky është Ardi Çela, kudo që ta shihni i vini një tabelë, ‘kriminel elektoral’. Ka të drejtë ky njeri të shkelë ligjet? Ndalohet me ligj veprimtaria e tij. Shkon në Rrashbull dhe shkarkon një pjesë të punonjësve sepse nuk marrin përsipër t’i votojnë. Nëse është përdorur një ndërmarrje për dhunë dhe terror ndaj qytetarëve, është përdorur ndërrmarrja e tij. Gjobat që ka vendosur ky njeri përmes ndërmarrjes elektrike janë dhjetëra milionë euro dhe në fund e dorëzoi me 450 mln euro borxh, të falimentuar. Tronditje e madhe!”, tha Berisha.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. kjo është dhe beteja e vërtetë e Berishës. Beteja e tij deri tani ka qenë fals. Deri më tani, ai përpiqej të fshihej pas “pantallonave të shkurtra” të Lulzim Bashës, për të sulmuar SHBA, për shkak të ndëshkimit të përjetshëm që ajo i ka bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *