• |
ide | kryesore

Elbasan/ 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 49-vjecar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Dyshohet se viktima Ilir Dauti ka humbur jetën nga shkaqe natyrore ditë më parë.

Kanë qenë fqinjët që, të shqetësuar nga era e rëndë që vinte nga apartamenti i katit të parë, kanë njoftuar bashkinë e Elbasanit. Pas disa lajmërimeve, këtë të hënë ekipet e bashkisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur trupin e 49-vjeçarit. Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *