• |
ide | kryesore

Erë lufte edhe në Moskë/ SHBA thirrje amerikanëve të kenë plan evakuimi

-Instant, Arkiva, Planet



Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në Moskë për një sulm të mundshëm në kryeqytetin rus.

Në njoftimin e ambasadës janë paralajmëruar amerikanët që të kenë gati një plan evakuimi në rast emergjence.

“Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe të metrosë, dhe vende të tjera të grumbullimit publik në zonat kryesore urbane, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën”.

Në njoftim shtohet se amerikanët duhet të “rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë” dhe të kenë plane arratisjeje që “nuk mbështeten në ndihmën e qeverisë amerikane”. 

Një lajm i tillë vjen pak pasi mediat amerikane raportuan se SHBA ka informata se komandantët rusë kanë marrë urdhra për të vazhduar një pushtim të Ukrainës.

Sipas CBS News, zyrtarët nga vendi kanë thënë se komandantët rusë në terren po bëjnë plane specifike beteje se si do të përballen me një pushtim të vendit.

Kjo nuk do të thotë se një pushtim është i garantuar, pasi presidenti rus Vladimir Putin mund të ndryshojë mendje, theksoi zyrtari.

Ndërkohë, duke folur për ‘Face the Nation’, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha: “Gjithçka që po shohim na tregon se vendimi që ne besojmë se vendimi Presidenti Putin ka marrë për të pushtuar po ecën përpara”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *