• |
ide | kryesore

Njohja e rajonave separatiste në Ukrainën lindore, Rusia vendos sot

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti Vladimir Putin tha të hënën se Rusia do të vendosë gjatë ditës nëse do të njohë ose jo si të pavarura rajonet separatiste në Ukrainën lindore.

Ai e bëri komentet në fund të një takimi të Këshillit të tij të Sigurimit, gjatë të cilit zyrtarët folën për përkeqësimin e situatës në dy republikat e vetëshpallura në Ukrainën lindore.

Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste do të rriste tensionet me Perëndimin mes frikës se Kremlini mund të sulmojë Ukrainën.

Takimi i Këshillit të Sigurimit erdhi mes një rritjeje të tensioneve në Ukrainën lindore që fuqitë perëndimore besojnë se Rusia mund ta përdorë si pretekst për një sulm ndaj Ukrainës.

Megjithë përpjekjet diplomatike, goditjet me mortaja vazhduan të hënën në në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Rusia tha se kishte shmangur një “inkursion” nga Ukraina – gjë që zyrtarët ukrainas e mohuan./VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *