Në përgjigjen e saj, Kryemadhi i publikon Veliajt një deklaratë të tijën, ndërsa thekson se ai i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. Momentalisht, konflikti mes Jorida Tabakut, kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët dhe Erion Veliajt lidhet me mënyrën si u vendos të paguhej koncesioni 30-vjeçar, me vendim të Këshillit Bashkiak ose jo.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi. ©Lapsi.al