• |
ide | kryesore

Policia: Tentativë për të vjedhur një bankë tek bulevardi “Zogu I” në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Zbulohet tentativa për vjedhjen e një banke në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu I”, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për zonën ku po kryen punime nga bashkia ku ndodhen tunelet e ujërave. Nga ana e policisë janë zbuluar tubacionet e dëmtuara dhe gërmimet e kryera për të mbërritur tek banka ku ishte planifikuar të kryhej grabitja.

Detaje nga policia: 

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *