• |
ide | kryesore

Rusia i përgjigjet menjëherë Gjermanisë: Do të rrisim çmimin e gazit natyror

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria gjermane ndaloi përkohësisht procedurën e autorizimit për Nord Stream 2. Kancelari gjerman i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë çertifikim i gazsjellësit për momentin.

“Dhe pa këtë çertifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”

Scholzi vuri në dukje se masat e marra nga Rusia në lidhje me Ukrainën lindore përfaqësojnë ndryshimin e situatës. Prandaj, situata duhet të rivlerësohet, “veçanërisht në lidhje me Nord Stream 2”.

Për këtë shkak ai kërkoi nga Ministria e Ekonomisë që “të tërheqë te Agjencia Federale e Rrjetit raportin ekzistues për analizën e sigurisë së furnizimit”. Kjo procedurë është “hap i nevojshëm administrativ në mënyrë që të mos bëhet tani asnjë çertifikim i gazsjellësit”.

Ndërkohë pas pezullimit të Nord Stream 2 ka ardhur edhe reagimi i Moskës. Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i është përgjigjur njoftimit të Gjermanisë të martën se do të ndalonte certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror për Europën.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar ndalimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2.  Mirë se vini në botën e re të guximshme ku europianët shumë shpejt do të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, shkroi Medvedev në Twitter.

https://twitter.com/MedvedevRussiaE/status/1496112456858574849?cxt=HHwWgoC98cmWocMpAAAA



2 Comments

  1. Ka dhe alternativa tjera per mosperdorimin e naftes dhe gazit me te lira dhe me te mira.qqe rusis do ti ngelet stok gazi.nese.dikush ka dicka ne dor dhe mete don ti iponojne botes permes asaj qe ka cfar deshiron mos harroni se i Malli ZOT KA GJITHCKA NE DORE DHE JA JEP KUJT TE DOJE.JU ZOTI JUA MARRET EDHE ATO MIRSI QE JU KA DHEN NE MENYR QE TE KUPTONI PERULENI ATIJE TE VERTETES DHE SILLENI ME HAK NDAJ NJEREZVE. AMIN

  2. Zoti dhe njerzit .e vullnetshem jan kenveshtrimi Zgjilljeve dobive.ZOTI E BERI PUNEN E VET ME KRIJIM DHE ULLZIM U TAKON NJERZVE TE MBESHTETEN SIPAS TIJEW thotë:

    Pakica qe sundon boten dhe potencialet e saj.njeriu eshte nje krijes e paimagjinueshme ne angazhimin e vet si per dobi si per dem per dem duket se po korrim frytet.aq shum saqe tashme de fakto ne horizont duket shkatrrimi dhe ndeshkimi jon per shum arsy pranum pakicen te ne sjell deri ketu heshtem dhe su angazhum per mir.tani dhe po te doj pakica duhet nje sere veprimesh urgjente ndaj shumices si qartesi te vin gjallerija angazhim qe te vin shpresa dhe shembuj te mir qe te vin shpresa pendim pajtim toleranc hak marrveshje disiplina largim nga padrejtesit.nese kuptohet keshtu vetem mbi bazen e kultures vlerave bamirsis njerzit me angazhim ne unitet zgjillin mbi 75%te problemeve nga energjija potenciale shpirti pastert vullneti mir pa ose me pak shpenzim kurse sot ndoll e kunderta me mbi 75%ka angazhim per shkatrrimin njerzor dhe vetem 25%per mbijetes ky eshte kulmi .i mosvlersimit pa nevoj dhe rrugen qe njerzit arrin per te arritur cfar kerkojne pakica duke dhunu shumicen .per te jetuar ne lumturi vet nderkoh qe I MALLI ZOT ME KRIJIM DHE ULLZIM E KA BERE QE TE NDJEHEMI TE LUMTUR DHE KRENÀRE TE GJITH TE SHPETUAR DHE JO NDESHKUAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *