• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Rama vijon dëshminë prej 8 orësh: Lefter Koka nuk më ka folur kurrë për lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që prej orës 12 e deri më tani, me dy ndërprerje të shkurtra, kryeministri Edi Rama vijon dëshminë e tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Së fundi ai ka deklaruar se nuk ka biseduar asnjëherë me ish-ministrin Lefter Koka për lekë që lidhen me inceneratorët. 

Ky është një revolucion që nuk e ndalni dot me komisione hetimore, as me afera që i ngrin lart. Prokuroria nuk duhet të ketë asnjë kujdes, duhet të hetojë çdo gjë, dhe kushdo qoftë që mund të ketë bërë çfarëdoqoftë për të përfituar, do të përballet vetë. Këto gjëra janë të ndara, nuk janë ndarë sot, por janë ndarë në ditën kur ministrat e mi marrin dekretet. Karrigen ku je ulur e ke nga unë, detyrën do ta mbash vetë. Kaq, secili të bëjë detyrën dhe punën. Unë jam këtu për të udhëhequr dhe të pastrojë Shqipërinë. Për të nxjerrë lekë nga plehrat, është krim. Kush e bën dhe kush e ka bërë ka përgjegjësi vetë. Në këtë pikë unë di të them, që me ministrat e mi përfshirë dhe Lefter Kokën unë kam punuar për këtë punë dhe nga gjithë bashkëpunimi me Lefter Kokën, nuk më ka folur për lekë, as ka dëgjuar nga unë asgjë tjetër përveçse të bëhet puna”, tha Rama. 

Kujtojmë që para fushatës elektorale Edi Rama u shfaq me Lefter Kokën nën avujt e alkolit të rakisë duke i bërë thirrje Nasip Nacos t’i bashkohej Partisë Socialiste. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ky psikopat ndien kenaqesi kur ka c’te derdellise ne TV!
    Ai mund te beje edhe 3 dite pa nderprerje hetime estrade si ky i sotmi.
    Pas parave, eshte e vetmja kenaqesi qe shijon!

  2. Kshu esht kur e ke nterezi. Populli uler para tv vlerson kministrin per kohen qe ai shpenzon per ta sqaruar ate. Kminstrit i shtohet popullariteti cdo dit e me shum. KAQ.

    1. Si ka mundesi qe njerez me profil te tille psiqik dhe mental qeverisin kete vend? Cfare populli jemi ne qe pranojme kete perbuzje dhe poshterim? Ajo barsaleta e shqiptareve me ushtatet turq per te kaluar uren….. dhe ankesa pse nuk shtonin ushtaret per te mbaruar pune shpejt na rri si nje lostum i prere fiks per ne. Mjerim total , mental,ekonomik,moral e intelektual, vend ku dhe macet kerkojne te ikin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *