• |
ide | kryesore

Lufta filloi/Rusia sulmon Ukrainën. Shpërthime në Kiev

Arkiva, Planet



Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Ky është një agresion”, tha Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Presidenti rus konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera.

Sipas raporteve nga agjencitë perëndimore të lajmeve, qytete të shumta janë nën sulm. CNN raportoi për shpërthime në së paku shtatë qytete.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin, bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar mediat lokale.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi të ketë sulmuar qytetet ukrainase, duke thënë se në shënjestër ka “infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me armë të precizionit të lartë”, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Nuk është ende e qartë nëse forcat tokësore janë të përfshira në ndonjë aksion.

Në një fjalim televiziv, drejtuar kombit, Putin u përpoq të justifikonte operacionin, duke pretenduar se ai është i nevojshëm për ta parandaluar Ukrainën nga sigurimi i armëve bërthamore – edhe pse Ukraina nuk ka shprehur synime të tilla.

“Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme”, tha Putin, duke shtuar se separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, kanë kërkuar ndihmë.

Ai i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë armët dhe tha se Rusia “nuk e ka ndërmend të pushtojë territorin ukrainas”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e dënoi operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës dhe shtoi se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

Ai tha se Rusia do të jetë përgjegjëse për “humbjet katastrofike të jetëve dhe vuajtjet njerëzore”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi atë që e quajti sulm “të pamatur” të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai njoftoi se aleatët e NATO-s do të mblidhen në takim për të diskutuar “agresionin rus”. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por është në linjë me Perëndimin.

“Kjo është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell./REL



17 Comments

  1. Paska qenë budalla ky muzhiku putanë

    Europa tani është më e bashkuar se kurë.

    Rusët nuk mund ti rezistojnë gjatë përballjes me Europën e ShBA

    Unë jam ukrainas!

    1. Me Xho gjumash te rrjedhurin ne shtepin e bardhe dhe nje europe te percare dhe te varur nga nafta dhe gazi rus…shum shpejt tanket ruse i ke duke trokitur ne dyert e europes. KAQ.

  2. Ku je o plakush Bideja? He tani, O tiq, o pirdh thone andej nga ku keni strehuar ato Iranianet, Afganet e pse jo edhe Ukrainasit qe do ti ikin luftes.
    Se helbete, atje ne Amerike nuk kini asnje pellmbe toke ku ti mbani, kurse neve ketej u lirojme Hotelet me urdher te Shtatmarrezise tij Ramuth budall shejtanit

    1. Çudi si nuk degjoi Rusia dekllarat e thirrjet e hajdutit dhe te ministreshes Çaçka per mos hyrjen ne lufte me Ukrainen. Jo per gje por me qenese jane ne keshillin e sigurimit provizorisht, por Put ini nuk i pordhi fare keta!

      1. Mendoj para se salih karaxhic berisha te ngordhe si qen rrugesh ti bej thirrje shpellkareve malokeve skifterave perdhunuesve te tij te shkojne te luftojne krah per krah me Putinin si luftetare te denj te salihut

        1. Ej Ethem bythqir Lalaj i perdhunuari nga shpellaret, nisu ti i pari per Ukraine se je vete derr katunari nga gopi sat’eme ne fshatrat e Mallakastres mor plak kurv .

  3. Ramalluku nje Ultimatum ka shkruar,
    Lad Putinit shpejt per t’ja deklaruar,
    ku do ti kerkoje ne emer te tere botes,
    qe shume shpejt ti vere gishtin kokes,
    Ramalluku paska shkruar kesisoj –
    “Ler Ukrainen se do te te skuq me boj”
    (Ceco Topullin keshtu ka kopjuar,
    ai Endrush Fuga bytha e zgjuar )
    Lad Putini ate Ultimatumin kur ta lexoje,
    me perunjesi Ramallukut do ti kerkoje,
    Lavrovin me Xhacken shpejt ti nderroje!

  4. Vetem nje NAPOLEON BONAPARTE mund t’i kiahte hedhutne Arktik keta kelyshe skitësh… por asokohe angleze e gjermane e austriake u bashkuan me keta neandertale dhe…

    DUROJINI TANI!!

    1. Hard choices and limited options. Go to war with Russia right now or later on? If Putin’s address about Ukraine gave us a hint, his logic applies for the Baltic states, Poland, and many other European nations. With Putin’s initial stand for the entire Eastern Europe, things are pretty clear that Ukraine is just the beginning.

      There is a third option, to accept or surrender to Putin’s demands for the Eastern Europe, but I would put this one on the option to go to war later on as well.

      No matter what any POTUS decided, pan-European war and even 3rd World War is at hand.

  5. Rusia ne mos sot, neser do terhiqet nga Ukraina!
    Kjo sepse sot KASH-i ose Keshilli i Ambasadoreve te shkarkuar nga detyra nder vite ketu ne Tirane ka Denuar me ashpersine me te madhe sulmin e Rusise.
    Para ketij KASH-i me Beso malokun e Bello gjytrymin edhe Zoti ne qiell do terhiqej e jo me Rusia.

  6. Me Xho gjumash te rrjedhurin ne shtepin e bardhe dhe nje europe te percare dhe te varur nga nafta dhe gazi rus…shum shpejt tanket ruse i ke duke trokitur ne dyert e europes. KAQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *