• |
ide | kryesore

Nuk e njeh pavarësinë, por Rusia vendos Kosovën në hartat e saj

-Instant, Lajme, Të fundit



Edhe pse Moska nuk e njeh pavarësinë e shtetit më të ri të Europës, duket se në hartat në përdorim të ushtrisë i ka përshkruar me vija të pandërprera kufijtë e Kosovës. Kështu në një video gjatë fjalimit të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, Igor Konashenkov, shteti i Kosovës shihet në prapavijë. Ndërkohë Konashekov raporton mbi ecurinë e atij që Rusia e quan “operacion special”, por që praktikisht është një pushtim i Ukrainës. Agresioni rus nisi menjëherë pasi Rusia njohu si të pavarura dy të ashtuquajtura Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut. Ndërkohë të enjten e 24 shkurtit Rusia filloi sulme ushtarake në Ukrainë.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe këtë e bëri duke hequr krahasime me Kosovën. Vetë Presidenti Putin tha se disa ditë më parë se bota duhet të njohë Krimenë si pjesë territoriale të Rusisë.

 

 



4 Comments

  1. sepse do t’i beje presion indirekt Serbise, dhe jo se e duan Kosoven apo se do e njohin. Si serbet, si ruset, e njejta rrace jane,prandaj RRofte UKRAINA Sa me shume ruse te vrare

  2. Rusija do shembet ne ukrahin dhe varroset ajo klas politike nga populli e saj kurse per ne kosov sdo ket frumarrje te ulltoj sepse do ler ushtrin rrugash pa mbrrit ketu por uroj te behen njerz dhe sillen si njeres vdesin si njerez perpara se te vdesin si djaj .uroj qe ky komb te ndalojn ate shtet te behet fashist pa kultur pa njohuri pa dobi .por te tregojn vlera dhe te jetojn me popujt tjer ne paqe kombi rus ka mundesi te reflektojn vlerat.sepse i ka mundesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *