• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Kievit: Nuk ka trupa ruse në kryeqytet

Arkiva



Kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev Vitali Klitschko ka deklaruar se nuk ka trupa ruse në qytet.

Sipas BBC, qytetarët e Kievit janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese të armikut”.

Kathy Long tha për BBC se e diela zbardhi e ftohtë dhe e qetë në Kiev, ndërsa policia, ushtria dhe vullnetarët e armatosur ishin të vetmit njerëz që dukeshin në rrugë.

Forcat ruse thuhet se janë vendosur në periferi të qytetit që nga e premtja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *