• |
ide | kryesore

Anonymous bllokon të gjithë shërbimet online në Bjellorusi derisa forcat ruse të largohen

-Instant, Stil


Anonymous postoi se ka bërë një sulm hakerash në hekurudhat bjelloruse duke thënë se “të gjitha shërbimet janë jashtë funksionit dhe do të mbeten të tilla derisa forcat ruse të largohen nga territori i Bjellorusisë”. Kolektivi i hakerave Anonymous ka pretenduar se ka bërë të paarritshme rreth 300 faqe interneti të kompanive, bankave dhe mediave shtetërore ruse. Faqet e prekura përfshijnë ato të gjigantëve të energjisë Gazprom, Lukoil dhe Rosneft dhe, me sa duket, ajo e agjencisë së lajmeve Tass. Një profil në Twitter i grupit publikoi një status, shoqëruar me flamurin ukrainas, ku shkruhet: “Duhet të na parashikonit”.

Një llogari tjetër e lidhur me Anonymous pretendonte se kanalet televizive shtetërore ruse ishin hakuar “për të përcjellë të vërtetën rreth asaj që po ndodh në Ukrainë”. Një profil publikoi videon e televizionit shtetëror rus, që transmetonte himnin kombëtar të Ukrainës dhe pretendonte se komunikimet ushtarake ruse përgjoheshin nga hakerat.

Anëtarët e grupit publikuan dje një video deklaratë për shtyp në të cilën premtuan se “këto veprime do të vazhdojnë pasi aktivistët nuk do të mbeten joaktivë ndërsa forcat ruse vrasin njerëz të pafajshëm që përpiqen të mbrojnë atdheun e tyre”.

Burimi: Huffingtonpost.it


1 Comment

  1. Forcat ruse ndihmese duhet te ishin instaluar ne Shqiperi p.sh., sepse ky vend nuk ka as hekurudha e as sherbime online hekurudhore! hahahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *