• |
ide | kryesore

Lukashenko u kërkon mercenarëve të Wagner që të stërvitin ushtrinë e Bjellorusisë

Lajme, Planet
Lukashenko u kërkon mercenarëve të Wagner që të stërvitin ushtrinë e Bjellorusisë



Vendosja e Yevgeny Prigozhin në Minsk pas rebelimit të dështuar të grupit Wagner ndaj Putin nuk ishte një gjetje e minutës së fundit. Përkundrazi, siç rezulton, ajo ishte një lëvizje e kalkuluar mirë nga presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Telefonata e tij me Prigozhin ishte vendimtare për të shmangur luftën civile në Rusi. Por evitimi i gjakderdhjes duket se nuk ishte motivi kryesor i Lukashenkos.

Së fundmi, kreu i shtetit ka ftuar mercenarët e grupit Wagner për të trajnuar ushtrinë e Bjellorurisë. Lukashenko e drejtoi ftesën e tij gjatë një fjalimi të kësaj të premte kushtuar Ditës së Pavarësisë së Bjellorusisë.

Për fat të keq, ata (mercenarët e Wagner-it) nuk janë këtu. Nëse instruktorët e tyre vijnë dhe na ndihmojnë me përvojën e tyre luftarake, ne do ta pranojmë këtë përvojë”, tha Lukashenko.

Ftesa nga presidenti bjellorus vjen vetëm një javë pasi atij iu njoh merita për shuarjen e kryengritjejes së armatosur. Si pjesë e marrëveshjes që Lukashenko negocioi me Wagner, mercenarëve të Prigozhin iu dha mundësia që të regjistroheshin në ushtrinë ruse ose agjencitë e zbatimit të ligjit, të ktheheshin te familja dhe miqtë e tyre, ose të shkonin në Bjellorusi.

Lukashenko gjithashtu paralajmëroi se po afrohej një “krizë ushtarako-politike në shkallë botërore e paprecedentë në historinë e njerëzimit”. Ai kritikoi Perëndimin se nuk po dialogon për ta zgjidhur atë.

Ai akuzoi Bashkimin Evropian dhe SHBA për armatosjen e Polonisë me një ritëm të përshpejtuar. Po ashtu Lukashenko u shpreh se Perëndimi po e trajnon Poloninë për ta përdorur kundër Bjellorusisë dhe Rusisë.
Kështu po krijohet një vatër tensioni. Po krijohet një bastion tjetër për agresionin e vendit më agresiv në botë dhe, për fat të keq, më të fuqishmit Shteteve të Bashkuara”, shtoi Lukashenko.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *