• |
ide | kryesore

Hakerimi i Kuvendit, reagon institucioni: S’ka humbje të të dhënave nga sulmi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvendit



Dje faqja e Kuvendit të Shqipërisë ra pre e një sulmi kibernetik. Përmes një reagimi zyrtar, Kuvendi thekson se nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Lexo më tej: Avokati i Berishës: Kërkesa e SPAK për mbikëqyrje policore, e paligjshme 



8 Comments

  1. Eksperti i informatikës, Gent Progni, ka hedhur dyshime për sulmin që u tha se i ishte bërë faqes në internet të Parlamentit të Shqipërisë nga grupi i hakerave “Homeland Justice” nga Irani. Sipas Prognit, sulmi duket si i organizuar nga brenda vendit me synime të caktuara.

    I ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, Gent Progni i shpjegoi bazat e dyshimit të tij si specialist i kësaj fushe.

    “Nuk dua të bëj konspirancionistin, – tha ai, – por më duket si një strategji filmi ose skenar filmi i mirëorganizuar për t’i rënë edhe Parlamentit, edhe një kompanie private dhe për të bërë sikur një diçka e madhe po sulmon shtetin tonë. Por po ta shohësh në detaje teknike, duket si diçka e bërë së brendshmi.

    Pse e them këtë?! Dje na kanë ardhur informacione që faqja e parlamentit dhe serverat e parlamentit janë sulmuar nga një IP, që na rezulton IP e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit! Pra, si ka mundësi, pasi kemi harxhuar miliona dollarë, sulmi vjen nga një IP e AKSHI-t?! Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe teknike, që nuk besoj se do të marrim ndonjëherë sqarim, sepse këtu është bërë e rrugës tashmë që nuk përgjigjet njeri.

    Flavio: Pra, iraniani është nga Tirana, jo nga Teherani?

    Gent Progni: Pikërisht. Po. Pra si mundet një IP e një institucioni, të sulmojë një institucion tjetër?! Kjo është një përgjigje që nuk e kemi marrë as në rastin e parë të hakerimit, ku IP e AKSHI-t sulmonin institucione të tjera, kompani private dhe shtetin e Kosovës dhe ne e kemi të faktuara edhe IP, edhe sulmin dhe askush nuk jep përgjigje për këtë gjë. Kjo realisht më duket si skenar filmi i mirëorganizuar për të bërë tym, për të goditur në mënyrë specifike kompani dhe interesa specifike.

    Flavio: Po çfarë do të thotë kjo konkretisht për operimin dhe qytetarët e zakonshëm të këtij vendi? Pse është alarm ky?

    Gent Progni: Është alarm, sepse nëse bie një nga kompanitë e telefonisë, shteti ynë kalon në kolaps. Kompanitë nuk kanë vetëm internetin dhe telefonatat që ne kemi në telefonin tonë, por bëjnë shpërndarje, kanë sisteme me SMS… p.sh. bankat. Ti nuk bën dot një transfertë bankare nëse nuk fut dot kodin SMS që të vjen në telefon. Nuk bën dot një verifikim të llogarisë që të “logohesh” nëse nuk të vjen SMS në telefon. Pra, nuk është thjesht që një biznes privat sulmohet dhe bie, por është një kolaps i thuajse të gjitha shërbimeve të tjera që afron ky biznes. Arsyeja, që mendoj unë se po bëhet kjo, është për të hequr vëmendjen, për të falimentuar biznese të caktuara dhe për të ngritur një tymnajë sikur ne kemi nevojë për miliona dollarë investime, ndërkohë që ato miliona dollarë po vidhen.”

  2. As tek Enver Hoxha, as tek Hitelri, ata bënin ligje, por nuk silleshin me Kushtetutën në këtë mënyrë”, tha Sali Berisha që ka patur miqësi dhe ka album fotografik me të gjithë ish-udhëheqësit komunistë. Nga Hysni Kapo, tek Ramiz Alia e Enver Hoxha.I kane vjedhur te dhenat serbit salih

  3. Ore çdo gjë që ka ndodhur në Shqipëri me hakerimet është një vepër e hakerave vendas patronazhistë e rilindas e behe thjesht për t’u përdorur për kërcënime për zgjedhjet për gjoba për të përfituar lekë.Dhe sigurisht që firma private rilindase të sigurisë kibernetike të përfitojnë tendera për kalimin e sigurisë të enteve shtetërore dhe këtu bën pjesë dhe kuvendi me vendim qeverie, siç ka bërë për çdo sektor të shtetit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *