• |
ide | kryesore

The Times: Mbi 400 mercenarë rusë në Kiev janë urdhëruar të vrasin presidentin e Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Më shumë se 400 mercenarë rusë janë urdhëruar nga Kremlini për të vrarë presidentin Zelensky si dhe për të përgatitur terrenin që Moska zyrtare të marrë kontrollin e qeverisë ukrainase. Prestigjozja “The Times” shkruan se grupi Wagner, një milici private e drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit Putin që vepron si një degë e shtetit, ka sjellë mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të hequr qafe presidentin Zelensky në këmbim të një bonusi të madh financiar.
Informacioni në lidhje me misionin e tyre është mësuar edhe nga qeveria ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli një shtetrrethim 36-orësh për të bërë të mundur zbulimin e diversantëve rusë në qytet, duke paralajmëruar civilët se ata që do të dilnin do të shiheshin si agjentë të Kremlinit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *