• |
ide | kryesore

Anxhela Peristeri pranon lidhjen e dashurisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk kam dashur ta bëj një gjë të tillë…” – tha pasditen e sotme Anxhela Peristeri duke iu referuar jetës private, e ftuar në “Rudina” për të promovuar albumin e saj të ri.

Pasi zbuloi disa detaje për këngët që do të përmbajë albumi “N’Tiranë”, të cilin ajo do ta shoqërojë më 1 prill me një koncert recital, Anxhela nuk u shpëtoi edhe disa pyetjeve pikante nga moderatorja e programit. Duke u fokusuar te titujt e këngëve, Rudina e pyeti Anxhelën se kush janë njerëzit që ajo ka larg në këtë moment të jetës: “Për momentin jam afër me të gjithë”, – iu përgjigj Anxhela dhe menjëherë pas kësaj, pati edhe një përgjigje konkrete për pyetjen e radhës: “Edhe me të dashurin e zemrës?” “Po….” – tha ajo, më në fund, duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë.

Më tej, këngëtarja tha se në shumë raste e ka gënjyer publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë: “Kam shumë vite që jam në një lidhje…” – tha ajo duke konfirmuar edhe një herë praninë e unazës së dashurisë që mban prej disa vitesh në gisht.

Po kush është djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën Anxhelës?

Pyetjeve të tjera të Rudinës, Anxhela iu përgjigj ftohtë, por tha se partneri nuk është pjesë e showbiz-it. Për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh, tha ajo.

“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë” – tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *