• |
ide | kryesore

Makina përplas këmbësorët, një i vdekur në Durrës, dy të plagosur (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Qerret të Durrësit.

Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ me drejtues 37-vjeçarin me inicialet A.D., ka përplasur tre këmbësorë. Për pasojë, një prej këmbësorëve ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerët ndodhen në spital.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *