• |
ide | kryesore

“Trajner, shiriti i takon Zinchenkos”: gjesti madhështor i Fernandinhos ndryshon kapitenin e City para ndeshjes

-Instant, Sport



Manchester City fiton në Weston Homes Stadium kundër vendasve të Peterborough 0-2 dhe kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup. Mahrez dhe Grealish i dhanë suksesin Citizens, por mbrëmja do të mbahet mend shumë më tepër për gjestin e bukur të Fernandinhos për shokun e tij të skuadrës Zinchenko dhe Ukrainën. Braziliani refuzoi shiritin e kapitenit të Manchester City dhe i kërkoi klubit t’ia jepte atë 25-vjeçarit. Një gjest i madh mbështetjeje për Zinchenkon, por edhe për atdheun e tij, të rrethuar nga forcat ruse. Kur City njoftoi formacionin e tij një orë para fillimit të ndeshjes, Fernandinho figuronte të ishte kapiteni. Por 36-vjeçari, i cili ka luajtur për 8 sezone te Shakhtar Donetsk, i tha Pep Guardiolës se donte që shoku ukrainas i skuadrës të drejtonte ekipin.

Tekniku e tregoi episodin pas ndeshjes dhe shpjegoi se klubi respektoi vendimin e Fernandinhos. Katalanasi e përshkroi atë si një gjest të madh mbështetjeje për mbrojtësin e majtë: “Kapiteni ynë ka vendosur t’i japë atij shiritin e kapitenit për të treguar se sa e rëndësishme është situata. Pas këtij gjesti qëndron i gjithë klubi, pas kapitenit tonë, për të përfaqësuar vendin e tij”.

Ndeshja kundër Peterborough ishte ndeshja e parë e Zinchenkos që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Ai dhe kapiteni kundërshtar Frankie Kent dolën nga tuneli duke mbajtur së bashku flamurin e vendit të tij. Jack Grealish, i cili shënoi golin e dytë të mbrëmjes, foli për Zinchenkon pas ndeshjes: “Ai është një personazh kaq i rëndësishëm në ekip dhe ka cilësi të jashtëzakonshme. Ai është shumë i nënvlerësuar si lojtar. Ne duhej të ishim aty për të. Ishte një kohë jashtëzakonisht e vështirë për të dhe për të gjithë ata që lidhen me Ukrainën. Por ai doli në fushë dhe drejtoi skuadrën. Unë mendoj se ai e bëri atë në mënyrë brilante”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *