• |
ide | kryesore

Sophie Turner dhe Joe Jonas prindër për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Sophie Turner është në pritje të ëmbël! Ajo dhe bashkëshorti i saj, Joe Jonas, po presin të bëhen prindër për herë të dytë.

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të dytë

Siç mund ta shihni në fotot më poshtë, Sophie nuk është përpjekur ta fshehë shtatzëninë – ajo dhe Joe thjesht nuk e kanë konfirmuar ende lajmin. E ndoshta nuk do ta bëjnë, pasi nuk e konfirmuan lajmin e shtatzënisë së parë derisa vajza e tyre lindi.

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të dytë

Sophie dhe Joe u bënë prindër më 22 korrik 2020 kur në jetë erdhi Willa.

Ata u njohën në vitin 2016 dhe u fejuan në tetor të 2017-s. Joe dhe Sophie u martuan ligjërisht në Las vegas në maj të 2019-s, ndërsa ceremoninë e dasmës e organizuan në korrik në Château du Martinet, në komunën Avignon, Francë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *