• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, PD padit Ahmetajn dhe Gjiknurin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka dorëzuar dy padi të reja në SPAK për incineratorët. Në njërën paditet zv.Kryeministri Arben Ahmetaj dhe në të dytën, ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Në një konferencë për shtyp, deputetët Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja, të dy anëtarë të Komisionit Hetimor që mbylli punimet më 25 shkurt shpjeguan se pse.

“Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar dhe më pas ka firmosur financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit. Pa firmën e Ministrit të Financave dhe pa miratimin e kryeministrit, nuk munde të miratohej një skemë e tillë e jashtëzakonshme financimi. Është fakt se Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për incineratorin e Tiranës, që është kryevepra e korrupsionit të qeverisë së Ramës dhe bashkisë së Tiranës”, deklaroi deputetja Dhurata Çupi.

Për Gjiknurin, padia e re e PD-së është dorëzuar në lidhje me rolin e tij si ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës te incineratori i Elbasanit. Sipas PD, Gjiknuri ishte në dijeni të shkeljeve ligjore gjatë procedurave të nisura për dhënien e kësaj PPP-je.

“Siç është vërtetuar tanimë nga provat dhe nga paditë që kemi dërguar ne si PD në SPAK, procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore. Nje nder ministrat pergjegjes eshte edhe z.Gjiknuri ku në përgjigjen që I dha ish ministrit të arrestuar Koka, për këtë procedurë, ka dhënë jo vetëm dakordësinë e tij, por edhe ka shprehur se kjo procedurë është korrekte. Në cilësinë e ministrit të Energjitikës, z.Gjiknuri është angazhuar që të caktonte dhe një anëtar në Komisionin e Koncesioneve duke qenë në dijeni të plotë të procedurave, rrugës së ndjekur dhe padyshim shkeljes së ligjit”, tha deputeti Lefter Gështenja.

PD dhe PS pritet që të paraqesin ditën e martë (7 mars) dy raporte përfundimtare në lidhje me incineratorët.



3 Comments

  1. PO NUK HYRI NE BURG JEVGJITI I GJIROKASTRES KY VEND NUK DO GJEJE DERMAN KURRE
    KY PIS JEVGJIT ESHTE SIMBOL I VJEDHJES

  2. Mos harro dhe Lej Fenin, perversin impotent qe i bi b…s bashke me djalin e Soros ndryshe do e kishte zhduk Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *