• |
ide | kryesore

Dita e 10 e luftës në Ukrainë, Rusia shkel premtimin/ Zelensky: Armëpushimi duhet respektuar menjëherë

-Instant, Lajme, Planet



Ukraina po zhvillon këtë shtunë ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus, ndërsa Moska sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha. Megjithatë ky vendim nuk po respektohet. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Mariupolit evakuimi është shtyrë sepse bombardimet ruse vijojnë ende.

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka apeluar që armëpushimi të respektohet për të ndihmuar civilët e pafajshëm.

“Korridoret humanitare duhet të funskionojnë sot në Mariupol dhe Volnovakha, për të shpëtuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit dhe për t’u dhënë ushqim dhe ilaçe atyre që kanë mbetur. Ne po bëjmë gjithçka që marrëveshja të funksionojë,” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *