• |
ide | kryesore

Lucy Hale rrëfen të pathënat e rrugëtimin në serialin ‘Pretty Little Liars’

-Instant, Paparazzi, Slider



Drama për adoleshentë “Pretty Little Liars” ishte e njohur për personazhet “e bukur”, por Lucy Hale rrëfeu se nuk ndihej mirë gjatë xhirimeve. Aktorja 32-vjeçare diskutoi problemet me aknet me Glamour dhe si ndikuan në vetëbesimin e saj në fillim të karrierës.

Ajo kujtoi se kur shihte fytyrën e saj të mbushur me akne, kishte raste që nuk “donte të ishte para një kamere”.

“Më kujtohet mirë një ditë që po filmonim “Pretty Little Liars” – dhe seriali quhet “Pretty Little Liars”, kështu që ata donin që ne të dukeshim bukur,” –shpjegoi aktorja.

Hale pranoi se ekipi duhej të përdorte truke të veçanta për të fshehur njollat e lëkurës së saj.

“Duhej të ndriçonim posaçërisht lëkurën time për të reflektuar në një mënyrë tjetër, në mënyrë që të mos dukeshin aknet e mia. Mbaj mend që isha shumë e turpëruar dhe e mërzitur. Kur jeni duke u rritur dhe keni lëkurë të keqe, është një pengesë tjetër e shtuar për t’u rehatuar me atë që jeni,” –u shpreh ajo.

Hale tha se aknet nuk u shfaqën deri në fillim të të 20-ave dhe ajo bëri gjithçka për t’i zhdukur. Por aktorja shtoi se më vonë mësoi të jetonte me aknet dhe se e di që nuk është e vetme në betejat e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *