• |
ide | kryesore

Lufta/ Sergei Lavrov do të takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, caktohet dita dhe vendi

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të takohet këtë të enjte me homologun e tij në Ukrainë, Dmytro Kuleba.

“BBC” raporton se takimi mes dy diplomatëve është caktuar të mbahet në Antalia të Turqisë. Takimi mes Lavrov dhe Kuleba vjen pasi Rusia vazhdon prej 12 ditësh pushtimin e saj në Ukrainë.

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara, në disa qytete, dhe se kryeqyteti Kievi mund të përballet me një sulm të gjithanshëm. Rusia vazhdon ta quajë pushtimin e Ukrainës një “operacion special çmilitarizimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *