• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Reagon Rama: Arritëm rezultate përtej parashikimeve më optimiste

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas fitores së Partisë Socialiste në 4 nga 6 bashkitë, ku u votua në zgjedhjet e pjesshme lokale ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Kur pritet edhe një fitore e radhës në Durrës Rama ka zgjedhur të urojë fituesit dhe të gjithë ata që u angazhuan për këtë rezulta përmes një postimi në facebook. Kreu i qeverisë shton më tej se rezultatet e Partisë Socialiste ishin përtej parashikimeve dhe optimiste.

REAGIMI I PLOTË:

Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë, me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit. Thënë kjo, nuk rri dot pa shtuar sot se ajo që po ndodh në më pak se dy orë vijë ajrore nga Shqipëria, e bën të pamundur shijen legjitime të kësaj fitoreje. Sa hap e mbyll sytë bota ku jetonim ka rindryshuar përsëri. Por ndryshe nga ndryshimi i përkohshëm që na ka imponuar pandemia, ky rindryshim duket se nuk do të jetë aq i përkohshëm. Lufta po vret e po shkatërron në Ukrainë, por po i fut kthetrat e ndikimit të saj kudo, në tregjet e mëdha e të vogla, ku jeta e përditshme po shtrenjtohet orë e minutë nën bombat e pasigurisë që lufta mbjell kudo.
Sa hap e mbyll sytë filmat me Luftën e Tretë Botërore, armët atomike, shkretimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm. Ndërkohë ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë. Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë”, shkruan Rama. 



6 Comments

  1. 100 000 flete dolen te pavlefshme ne zgjedhjet e fundit partiake . Rast unikal ne bote .
    Gabim i madh i opozites qe pranoj te futet ne zgjedhjet e djeshme , ku vazhdon kryetar I. Celibashi.
    Manipulimet me te ndyra dje ne Durres, ku nje njeri i panjohur teresisht ne durres , fitoj kundrejt dy emrave intelektuale dhe me reputacion qe njihen nga i gjithe quteti . Turp.

  2. Po per Ukrahinen e vogel te 5 Maji, tek Lapraka e Paskuqani ku fadromat tuaja po rrafshojne shtepite

    e banoreve duke ua zhdukur brenda pak castesh mundimin e nje jete, duke ua bere shkrumb e hi , te

    tashmen e te ardhmen e tyre. Bota u solidarizue me Ukrahinen, e u bene bllok kunder Putinit,por

    shqiptaret votuan kete te diele per ata qe agresuan shtepite e banoreve te ketyre lagjeve te Tiranes,

    votuan per rrafshimin e shtepive te sivellezerve te tyre pa e vrare mendjen se neser do te jene

    ata viktimat e radhes, dhe do te zgjohen nen rrenojat e shtepive te tyre.

  3. Ky vend ka pjerdh me kohe e vakt,……..njerzit nga dele jane kthyer ne lepuj, voton per struktura kriminale , fitoi banda e coles dhe humbi banda e rruges kavajes, lepujt votojne qe te hane nje cap buke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *