• |
ide | kryesore

Biseda e shumëpritur/ Çfarë diskutuan Makron dhe Scholz me Presidentin e Kinës, për Putinin

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ashtu siç ishte paralajmëruar, është zhvilluar sot biseda e shumëpritur mes Presidentit të Francës, Emanuel Macron, Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping, me shpresën për të ndalur luftën e pushtuesit rus në Ukrainë.

“BBC” raporton se Presidenti kinez e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”. 

Gjatë takimit virtual me Macron e Scholz, Presidenti i Kinës ka thënë se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukranë.

Teksa Macron dhe Scholz kanë rritur presionin ndaj Kinës, Presidenti Xi Jiping ka kërkuar që të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini nuk e ka dënuar veprimin kundër Ukrainës.



3 Comments

  1. Pordhacet franceze e kapadainjte gjermane po i lusin bythen kinezit qe deri dje e tallnin dhe perbuznin.
    Ja fakti qe po vjen fundi i botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *