• |
ide | kryesore

Flutura Açka largohet nga funksionet në PD: Basha të japë dorëheqjen. Njësoj si Berisha përgjegjës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tjetër dorëheqje nga njerëzit e Lulzim Bashës në PD, kësaj rradhë është Flutura Açka.

Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se do të heqë dorë nga postet si anëtare e Kryesisë së PD-së dhe nga posti i kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Integritetit.

Sipas Flutura Açkës, vendimet e Bashës janë personale. Lidhjet me bazën janë shkatërruar. Popullariteti i tij mes demokratëve dhe shqiptarëve ka humbur. Për këto arsye ai duhet të japë dorëheqjen.

“Po, gjysmën e tij të fajit për krizën në të cilën gjendet sot PD e ka Lulzim Basha. Kjo skizmë është edhe përgjegjësia e tij. Nuk kam qenë dakord që Lulzim Basha të jepte dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, sepse të gjithë e dimë se çfarë zgjedhjesh ishin. Vetëm në Elbasan u blenë mbi 45 mijë vota nga bashkëpunimi i bandës shtetërore me bandat e kriminelëve. Ne jemi me një qeverisje informale, me një parlament që në mazhorancë është informal. Shkaku i zgjedhjeve pjesore të 6 marsit është një arsye shumë qesharake për të dhënë dorëheqjen Lulzim Basha, për arsyet që të gjithë i dimë se ç’zgjedhje ishin dhe arsyet që shpjegova më lart. 

Megjithatë, në kushtet e krijuara brenda PD-së dhe shkatërrimit të lidhjeve me bazën, të riformatimit të strukturave të PD-së në bazë, të cilat janë në lëngim e sipër dhe të humbjes së popullaritetit të tij mes demokratëve dhe shqiptarëve me vokacion të djathtë, ai duhet ta japë dorëheqjen. Vendimet janë të tijat dhe fare personale.” – thotë Açka, e cila edhe për Sali Berishën nuk kursehet.

Fajin më të madh për këtë gjendje, sipas Flutura Açkës, e ka Sali Berisha. Ajo liston disa aryse në reagimin e saj në rrjetin social Facebook.

“Dhe fajin për këtë gjendje e kanë të dy liderët, madje, në syrin tim, fajin më të madh e ka Sali Berisha:

Sepse Lulzim Basha është produkt i tij, i cili, kur iu desh na e shiti për “burrë të mirë” dhe kur nuk iu desh për na e shiti për “burrë të keq”;

Sepse me kujdesin për kultin e individit të tijit dhe më pas të beniaminit të tij, nuk ka lënë gjë të njomë që të mbijë e të zhvillohet në PD, dhe sot të kishim mundësi të zgjidhnim një drejtues që ta donin të gjithë palët;

Sepse, për egon dhe inatin personal, i bëri me muaj të tërë skizmën më të rëndë PD-së, shqyerje që u pa dukshëm në zgjedhjet e 6 marsit;

Sepse, me dëshirën për kthimin e tij në krye të PD-së, do t’i bëjë rrotullimin e fundit të thikës në plagën që na ka ndodhur;

Sepse, nëse do ta drejtojë ai procesin e reformimit të PD-së, siç pretendon, do të vendosë një kukull tjetër të tij në krye dhe PD do të fillojë të riciklojë vetveten;

Sepse, me fjalorin e tij gjatë foltoreve, e ktheu sërish frymën e denigrimit, fyerjeve, dhunës verbale, të asgjësimit të atyre që mendojnë ndryshe, fjalor që u përkthye në bazë në formën më ekstreme të mundshme e duke mbjellur një animozitet vrasës mes demokratëve;

Sepse, në grupin iniciator për rithemelimin e PD-së, ka në përbërje figura të diskretituara, ish-ministra të njohur si hajdutë me damkë, për fajin e të cilëve dhe ca si shumë prej tyre, PD humbi thellë në vitin 2013, nga ende nuk e ka marrë veten;

Sepse, një pjesë e tyre dhe e ca të tjerëve rrotull, nisën një fushatë të hapur mediatike, një fushatë të shqyer në rrjetet sociale, dhe një fushatë të heshtur në të gjitha format duke fyer, kërcënuar, lënduar dhe keqtrajtuar figura të cilat nuk kishin besim te kjo lëvizje, një gjë fare normale në demokraci. Kështu, duke inicuar këtë frymë dhe duke e shtrirë atë deri në bazë, ata e thelluan hendekun e nisur.” – shkruan mes të tjerash Flutura Açka në FB.

Deputetja thotë se do të vijojë të jetë deputete e PD-së së bashkuar.

©LAPSI.AL 



22 Comments

    1. te ben?

      por kurve edhe lind

      valle u be flutura sot apo ishte edhe para 8 dhjetorit dhe votimit prej 44 mije vetesh ne 18 dhjetor apo ishte edhe ne kongresine bashes me 1800 veta dhe 5400 votues ne pallatine kongresevce ??

      dmth kurve ishte apo u be sot , si mendon ti ?

  1. Nje Zonje kaq è zgjuar nuk e paska kuptuar se kush eshte Basha, ku shkuan fjalet è bukura, levdatat. Eh politika eshte nje kurve è keqe.

  2. Njerez pa integritet. Sot i jeni hedhur te gjithe Bashes, a thua se me 11 dhjetor ju nuk e pate shumicen ne ate dite te ftohte te uleshin ne sedilet e stadiumit. Por kjo nuk mjaftoi, ju qesharake shkuat dhe besuat Jeminin kur ju tha se kam ulur 5000 e ca veta ne nje vend qe edhe 2000 rrumbullka nuk i merrte. Pastaj i bete njerezit anti amerikan, pasi nuk mendonin si ju. Ju harruat nje gje qe Berisha me trimeri e beri. Hodhi nje gjyq njeriun me te dy te fuqishem ne boten demokratike, por ju e akuzuat me akuza qe as kundershtaret me te denje te tij nuk ia bene kurre.

    Nuk do ishte fatkeqesi t’e kerkoni porva dhe jo te genjenit shqiptaret se me ato qe kemi pare ne. Ju jeni te gjithe pergjegjes, qe nga Basha, tek ju cerrat e zgjebosur. Do i beni nje nder elektoratit te djathe duke dhene doreheqjen edhe nga mandati i deputetit. Po te ishte se ju votuam per te zgjatur nje veting te ngordhur, ne kishim votuar Ramen dhe ndiheshim menderisht me te qete dhe jo juve.

    Ju jeni nje zonje, por kjo smjafton te jeni nje politikane e mire. ikni qe aty dhe boll e shate Berishen. Berisha mori non gratan pasi nuk pranoi qe kryetari juaj aktual te dale nongrata per financime te paligjshme. Ju te gjithe u treguat arrogante dhe te pameshirmshem ndaj nje njeriu ne moshe qe kurre s’e meritonte ate te pakten jo nga ana juaj.

    Por kur degjoni nje njeri te thote se po ika une vjen ai, a thua se vjen gogoli. Nuk e ka fajin ai qe ju jeni te gjithe shurremedhjen dhe nuk e beni dot vezen e tij.

    Do ishte shume mire sikur te gjithe ju te jepnit doreheqjen dhe te pakten te vijne emra te panjohur ne parlament dhe ju falet po votuan ligjet e rames.

    Turi i gjithe opozites jeni, sidomos ju qe i kekroni sot doreheqjen Bashes.

  3. Ne syrin tone , pa e njohur por nga larg na eshte dukur nje zonje grua, dhe na erdhi mire qe iu

    bashkengjit PD-se ne nje moment te veshtire. Por te thuash se Basha nuk duhet te jepte doreheqjen se u

    vodhen zgjedhjet e 25 Prillit, ky nuk eshte argument as per nje analfabet e jo per nje shkrimtare dhe

    njeri qe e ka ndertuar jeten ne nje vend te zhvilluar demokratik perendimor. Paaftesia per te fituar

    zgjedhjet nuk eshte krim apo mekat,, por qendrimi ne krye te opozites me kokefortesi duke u bere

    barre dhe pengese per ardhjen e opozites ne pushtet e aq me teper duke e kthyer opoziten ne nje

    fasade dhe paterice te Rilindjes , duke shkelur mbi djersen, mundin por edhe gjakun e popullit

    opozitar vetem per te ruajtur karriken eshte jo vetem nje mekat por edhe nje krim qe vetem nje

    njeri si Lulzim Basha, i pandergjegjeshem, i pafytyre, dhe i pa dinjitet mund ta beje.

    1. Nuk eshte llulli si Berisha o Çaçkë; Berisha dha doreheqjen qe heren e pare qe humbi, koqja jot qe e mbrove vazhdimisht ka humbur vazhdimisht, e tani don ta barazosh me Berishen,, se…ee nuk i dihet ndoshta qendron prap aty ku eshte. Ju jeni njeh shkrimtare e njohour (une nuk jetoj ne Shqiprei dhe nuk kam mundur te lexoj noj liber tuajin) ,ndrekohe mund qe te sillnit noj te re ne kete parti te mykur..u myket dhe ju si Gjekmarkaj. Bete me fashje apo jo lojen e llull rrames ahtu sikurse edhe i modhi ismael kadirov, qe kur erdhi rrama ne pushtet e bleu, e qe atehere ke rene ne letargji. Te gjithe ju uk keni asnje pike gjak o patriot ne dejt tuaj. Misère!!!

  4. Animozitetin ne parti e krijoi ai qe e cilesoi bazen e partise anti-amerikane dhe kedo qe nuk ishte dakord me te hajdut qe lufton per privilegjet e humbura. Per mendimin tim fjalia ‘Une nuk mbledh kuvend anti-amerikan ‘ qe u tha shume heret ne konflikt i vuri flaken cdo shprese per mirekuptim dhe zgjidhje te negociuar, dhe kjo per arsyen e thjeshte sepse Basha e dinte ate qe u vulos dje, pra qe eshte nje minorance e paperfillshme ne PD. Juve qe vazhduat te mbani ne kembe per muaj idene qe nje minorance eshte shumice nuk meritoni me pak se percmimi i demokrateve dhe shqiptareve. Ju u bete pjese e sulmit me brutal qe i eshte bere konceptit te demokracise keto 30 vjet ne Shqiperi. Sigurisht qe duhet te jepni doreheqjen por me pare duhet te kerkoni ndjese. Po mos ishte per Ilir Meten vendi do te ishte akoma duke u marre me faktin nese minoranca e paperfillshme Basha eshte apo jo shumice sepse ju me pafytyresine tuaj ishit te gatshem te dilnit neper studio e te thoni gjera qe nuk i besonit as vete me shpresen idiote se nuk do te vije kurre koha per t’u testuar. Po mos ishte per Meten, opozita do te ishte e thithur edhe per shume kohe ne kete maskarade dhe qeveria e pa shqetesuar. Tani Basha eshte kufome dhe eshte koha per opozite ndaj Rames. Po mos zgjidhej kjo ceshtje opozitarizmi nuk do kishte shans te vihej plotesisht ne funksion. I duhet thene faleminderit Ilir Metes dhe shkofshi ne dreq juve te tjereve!

    1. Ik o flutura se se nuk je per kete pune. Mbathje dhe ti per ne holande andej nga ke ardhur. Per faj te pseudointelektualve si puna juaj jemi ne kete derexhe.

  5. “Flutura Açka largohet nga funksionet në PD: Basha të japë dorëheqjen. Njësoj si Berisha përgjegjës” –

    Mos se na bëtë për të qarë!! Juve jeni te gjithë njesoj si Basha, pjesë e tufës së KÇK-s. Tani që ai humbi po e shihni se ai po ju merr me vete në greminë. Shporruni edhe juve bashkë me flokë lëpirin tuaj.

  6. Jo vetem Basha por te gjithe ata depudete qe mbeshtetsin direkt apo indirekt Bashen(si kjo e nderuara

    si shkrimtare) , do te ishin shume me te nderuar e te respektuar po ti bashkoheshin hapur

    mazhorances e Rilindjes. Por te hash buken e demokrateve (te gezosh mandatin e depudetit me

    vota te demokrateve) dhe shkelesh mbi sakrificat e interesat e tyre eshte si te hypesh ne fadromat e

    rilindjes per te rrafshuar shtepite e qytetareve tek 5 Maji dhe te Ejten te shkosh ne parlament si

    perfaqesues i tyre. Ne rast se nuk mund tu bashkoheni demokrateve te vertete zonje, jepni

    doreheqjen si depudete se ju nuk i perfaqesoni me ata.

  7. I ndjeri Stefani,gjithmone e perseriste,dhe i ishte bere si “ves” e thoshte ne fund te cdo fraze :Fajin e ka Saliu” Stefani ,realisht e thoshte,kur Saliu ishte ne pushtet,por te besh sot fajtor Saliun,kur ka 9 vite,qe nuk eshte ne detyre,eshte jo vetem nje miopi,por eshte edhe psikopati.Flutura ankohet se nuk paska patur fryme te njome ne PD!!!!!,Po vete Flutura,a nuk eshte e re ne kete prti,qe e beri edhe deputete? Cfare beri,kjo “fryme e re “Acka”qe kur la emigrimin per te ardhe ne deputetllekun e Tiranes?Vetem ferkonte bemat e Lulit,duke mos kuptuar asgje,prej veprimeve,apo mos veprimeve te tija.Dhe sot,po na jepka doreheqjen,prej detyrave te Partise,por ama,deputetllekun,nuk po e leshon (si t’a leshoje,eshte bereqet i madh,pa bere asnje pune).Flutur,merr edhe nje here fluturimin e shko,ku ishe,merru me shkrimet,se ndofta t’i lexojne kalamajte e mamave,se te tjeret,te japin uje ,me bishtin e luges.

  8. Ju kurvat e Lul Braves duhet te dorehiqeni te gjithe dhe ose te shkoni te Rilindja ose te krijoni parti all Bamir Topi se kshu eshte kur deshet te besonit se 1800 ( dhe ato gjysma ishin socialiste) eshte me e madhe se 5400 demokrate.

  9. Flutura,na akuzoka Berishen se e ka shkaterruar PD,bile se ai paska qene shkaktari i humbjes se zgjedhjeve me 6 mars.Sipas kesaj Fluture,Rama dhe vete grupi i fluturakeve,nuk paska faj,dhe mund te largohen,vetem mbasi te largohen Sala,Rama me shoke dhe Luli me lavderimtaret e tij,te mos luajne nga vendi (Pse kot qenkan lodhe,me blindu shqupin).Pune fluturash….

  10. Keta langaraqe duan te shpetojne karriket e tyre.Karriket e tyre muaren ere.Pa Sali Berishen nuk ka parti demokratike,pavaresisht se edhe ai ka gabimet e veta.Po ju nuk ju voton me njeri se ini -KARAVIDHE-.

      1. Keta te perjashtojn nga partia dhe pasi nuk i voton njeri te thone ti e ke fajin qe nuk na votojn.
        Po mire moj zonje ju bythelepirsat e luldhimit thate tani qe iku Berisha do fitojm dhe cfare moret 🖕.
        Tani qe e pat se luldhimi mezi arrin te marr 10% nga 95%qe mburrej dikur larg nga bytha ime yyyyyyy bythlepirsa te shplare ,jeni bythac te gjithe ,por vecanerisht ai me dashni per Shkodren shoku xhemal bytha,ja paska marre toma bashkin ,kush i ha keto mor koqe kanari ,toma e rama e kishin kandidaten e tyre apo meqe je rrot karr… vete kujton se do e ham ne llokumen si hongre to sapuninturp qe je shkodran.

  11. Kjo eshte per vete nje zorraxhie. Der dje kur luli humbi zgjedhjet e sdha doreheqjen su ndje laraska meqe luli e vuri deputete sot i erdhi zeri zhabes.

    Kto duhen zhduk te gjithe pa perjashtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *