• |
ide | kryesore

Udhëtimi i gjatë për të shpëtuar të fejuarën: kampioni olimpik mes luftës në Ukrainë

-Instant, Sport



“Duke udhëtuar drejt Bolonjës”, Luigi Samele ia arriti qëllimit: medalja e parë e Italisë në aventurën e Tokios, me argjendin në përdorimin e shpatës, arriti të sjellë partneren e tij, yllin ukrainas të skermës Olga Kharlan, motrën e saj dhe nipin një vjeçar. Pas ditësh ankthi, Samele u ribashkua në Budapest me të dashurën e tij, e cila jeton në Bolonjë, por kohët e fundit ishte kthyer në Kiev për të shpëtuar familjen e saj duke mbetur e bllokuar në Ukrainë, dhe më pas udhëtoi 8 orë me makinë për ta kthyer në shtëpi. “Stop Luftës” dhe ” Stop agresionit rus” janë disa nga hashtaget që vetë Samele i ka shtuar fotos së udhëtimit në profilin e tij në Instagram.

Vetëm në orët e fundit Olga kishte arritur të largohej nga kryeqyteti ukrainas dhe të kalonte kufirin me Rumaninë, prej andej falë ndihmës së ish-kampionit të skermës Mihai Covaliu, i cili tani është president i Komitetit Olimpik, arriti të mbërrinte në Budapest, ku Samele po e priste. Së bashku me të i kanë shpëtuar luftës motra e saj Tanya dhe nipi i saj, por jo babai i saj 59-vjeçar, i cili për shkak të gjendjes ushtarake që i pengon burrat nga 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi ka qendruar në Ukrainë, bashkë me të shoqen që i ka qendruar në krah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *