• |
ide | kryesore

Lufta Rusi-Ukrainë: Çfarë dimë në ditën e 14 të pushtimit rus 

-Instant, Arkiva, F1, Planet



SHBA duket se refuzon ofertën e Polonisë, që t’ia japë SHBA pa para flotën e saj të avionëve luftarakë, dhe SHBA t’ia japë Ukrainës për t’a ndihmuar në luftën kundër Rusisë, pasi kjo e fundit akuzohet për bombardimet e civilëve që përpiqen të largohen nga Mariupol.

•Pentagoni ka hedhur poshtë planin e Polonisë për t’i dorëzuar SHBA-ve avionët e saj luftarakë MiG-29, që t’i dhurohen Ukrainës. Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, tha se qeveria e tij ishte “gati të vendosë, menjëherë dhe pa pagesë, të gjithë avionët MiG-29 në bazën ajrore Ramstein dhe t’i vendosë ato në dispozicion të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, mes paralajmërimeve të agjencive së inteligjencës se Vladimir Putin është gati të dyfishojë forcat në pushtimin e tij. Megjithatë, Pentagoni dukej se e hodhi poshtë propozimin, duke thënë se ai nuk ishte i qëndrueshëm. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha se perspektiva e nisjes së avionëve nga një bazë në Gjermani “për të fluturuar në hapësirën ajrore që kontestohet me Rusinë mbi Ukrainën ngre shqetësime serioze për të gjithë aleancën e NATO-s”. 

•Rusia tha më herët se po hapte korridore humanitare nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol në mënyrë që civilët të mund të evakuoheshin. Disa banorë të Sumy, duke përfshirë studentë nigerianë dhe indianë, janë larguar tani nga qyteti me autobusë. Dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës më pak se dy javë më parë, njoftoi agjencia e OKB-së për refugjatët. Zyrtarët rusë premtuan një armëpushim të ri mëngjesin e sotëm.

•Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se refuzuan të organizojnë telefonata me Joe Biden në javët e fundit pasi SHBA kërkon të rrisë furnizimin me naftë, pasi ndaloi zyrtarisht importet ruse të naftës të martën, duke i shtyrë çmimet e naftës në 130 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në 14 vjet.

•Përpjekje për tregti nafte edhe me Venezuelën. Venezuela liroi të paktën dy shtetas të burgosur amerikanë të martën në një gjest të dukshëm të vullnetit të mirë. Ky vendim pason një vizitë në Karakas nga një delegacion i nivelit të lartë amerikan që u përqendrua jo vetëm në fatin e amerikanëve të mbajtur në Venezuelë, por në mundësinë e lehtësimit të sanksioneve të naftës ndaj vendit anëtar të OPEC-ut, i cili është një aleat i ngushtë rus.

•Qeveria e Ukrainës akuzoi Rusinë për thyerjen e marrëveshjes së armëpushimit, duke bombarduar një rrugë që synonte të lejonte civilët të largoheshin nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Banorët e qytetit port jo vetëm që vuajnë nga bombardimet ruse, ata po jetojnë edhe pa ngrohje, ujë, sisteme sanitare apo telefona.

•Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i bëri jehonë Winston Churchillit dhe bëri thirrje për luftë kundër nazizmit, ndërsa ai u bëri një lutje të drejtpërdrejtë deputetëve britanikë në një fjalim video emotiv për të bërë më shumë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit të tij në luftën kundër pushtimit rus.

Winston-Churchill.jpg

•Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë importet e naftës ruse “për t’i shkaktuar dhimbje të mëtejshme Vladimir Putinit”. Bashkimi Evropian nuk i është bashkuar ndalimit, por Komisioni Evropian tha se ishte e mundur të reduktohej përdorimi i karburanteve fosile nga BE me dy të tretat këtë vit. Qeveria britanike premtoi të heqë gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit.

•McDonald’s u bë kompania e fundit perëndimore që njoftoi se po ndalonte operacionet e saj në Rusi, pasi u përball me një reagim të ashpër nga përdoruesit e mediave sociale për mosmbajtjen e një qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë. Më herët të martën, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje korporatave ndërkombëtare që të ndalojnë së bëri biznes në Rusi. Shell, Coca-Cola, Starbucks, PepsiCo Inc dhe Estee Lauder janë gjithashtu ndër kompanitë që ndaluan së bëri biznes në Rusi.

•Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se sulmet ndaj spitaleve, ambulancave dhe objekteve të tjera të kujdesit shëndetësor ukrainas ishin rritur me shpejtësi ditët e fundit dhe furnizimet jetike mjekësore po mbaronin. Agjencia e OKB-së tha se po punonte për të marrë urgjentisht furnizime mjekësore në Ukrainë. Ndër furnizimet që po mbarojnë janë oksigjeni, insulina, PPE, furnizimet kirurgjikale dhe produktet e gjakut.

•Komisioni Europian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që do të godasë oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë, si dhe tre banka bjelloruse, raportoi Reuters. Burimet i thanë agjencisë së lajmeve se sanksionet do të ndalonin tre banka bjelloruse nga sistemi bankar Sëift dhe do të shtonin më shumë oligarkë dhe politikanë rusë në listën e zezë të BE-së.

•Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka thënë se 12,000 personel rus janë vrarë në vlerësimin e fundit të humbjeve të tyre deri më sot. Ata thanë se deri më tani forcat ruse kishin humbur gjithashtu 48 avionë, 80 helikopterë, 303 tanke, 1036 automjete të armatosura, 120 artileri dhe 27 sisteme luftarake kundërajrore. Kreu i CIA-s u tha ligjvënësve amerikanë të martën se besonte se midis 2,000-4,000 ushtarë rusë ishin vrarë.

/The Guardian, përshtati në shqip për ©Lapsi.al Arbër Kaceli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *