• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi flet si Basha: Duhet analizë e thellë, dorëheqja është gjëja më e thjeshtë për mua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli sot para mediave me të njëjtën gjuhë si Lulzim Basha. Edhe ai tha se PD është në një reflektim të thellë. 

“Mos më kërkoni mua çfarë do të bëjë Basha. Mos më kërkoni konkluzione jashtë institucioneve të partisë. Vetëm trajtimi i problematikave i shërben interesit të demokratëve. Çdo tollovitje tjetër mediatike nuk iu shërben interesit të demokratëve. Kemi përgjegjësi ndaj demokratëve. Emrat janë të parëndësishëm përballë sakrificës së demokratëve. Është nxitim dalja me konkluzione pa analizë. Kam qenë në mbledhjen e grupit ajo që kam dëgjuar nga kolegët ka qenë një qëndrim ndoshta edhe emocional. Në atë mbledhje isha 48 orë pa gjumë, një pjesë e kolegëve ishte po ashtu. Kanë kërkuar zgjidhje. Kanë pasur dhe nga ata që mendojnë se zgjidhja është dorëheqja kryetarit. Ne nuk duhet të dalim në konkluzione pa një analizë të thellë të problemit. Problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësisë. Të jap dorëheqjen është gjëja më e thjeshtë për mua. Nuk është çështje karrigesh dhe emrash, por përgjegjësie. Gazmend bardhi dhe gjithkush tjetër nuk kanë lindur në një pozicion. Do të duhet të bëjmë një analizë të fortë”, tha Bardhi.

Më herët Lulzim Basha foli për reflektim të thellë, fjalë që i ka përsëritur shpesh pas cdo humbje të zgjedhjeve që nga viti 2015 kur ishte edhe beteja e parë e tij në krye të PD-së. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Po ca do the thote pergjegjesi se na cate karin? Pergjegjesi do te thote te pranosh qe nuk je i afte per nje detyre dhe te hapesh krahun, kaq. Te impononi zgjidhje per ate qe e quani krize, jo thjesht nuk eshte me pergjegjesia, por as e drejta e juaj. Thjesht, thyej qafen!

    1. Po mor bq reflekto si do e perdoresh sumen tende por per hallin e demokrateve te ka mbaruar koha..
      Jeni mbledh nje tuf sumshqyer dhe kujtoni se do genjeni demokratet me reflektimin e humbjes se gjashte.
      Po tabakja po reflekton apo e ka nxjerr ne diell

  2. Kur ka ngelur PD ne dore te dythqimeve qe nuk ka asnje kontribut ne PD.

    Ti je nje nga shkaterrimtaret e saj bashke me ate zagarin Basha.

  3. Dolen te shkerdhym ne zgjedhje dhe prap
    duan te hajne te pa ftyret hajdut dhe sahan

    lepires njerez pa karakter mjer ky popull

    qe i shkon kesaj rrace gaz hales lylit shal pekut
    e gridare sumes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *