• |
ide | kryesore

Javier Bardem: Si përfundova striptist

-Instant, Paparazzi, Slider



Javier Bardem njihet për shumë gjëra, por e dini që njëherë në jetën e tij, krejt aksidentalisht përfundoi striptist? Para se të shkoni më tej me fantazinë, na lini t’ju themi se ishte vetëm për një ditë të vetme në jetën e tij!

Gjatë një interviste për The Ellen Degeneres Show, Javier tregoi se gjatë të 20-ave, doli për të festuar ditëlindjen e të dashurës së njërit prej miqve dhe pasi pronari i club-it e pa duke kërcyer në pistë, i bëri propozimin e papritur.

“Më tha nëse mund ta bëjë atë çfarë bëra çdo të premte. Unë i thashë menjëherë po sepse isha i dehur dhe s’e dija fare çfarë po thoshte. Ata më punësuan dhe kështu unë duhet të performoja të premten e ardhshme.”

Ylli i filmave ishte kaq nervoz para shfaqjes së striptizmit sa kërkoi ndihmën e mamit para se nata të fillonte.

“Isha kaq nervoz sa i kërkova mamit dhe motrës të më shoqëronin kur të bëja performancën time.”

Çfarë performoi Bardem? Sigurisht që “You Can Leave Your Hat On” nga Joe Cocker, por audienca nuk rezultoi ajo që prisnin.

“S’kishte njerëz thuajse fare. Ishin ndoshta 3 njerëz në club. Mbaj mend që ishte kaq e sikletshme, por e bëra. Kisha një punë dhe isha zyrtarisht performues.”- përfundoi aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *